ECA: Real Madrid, klubi Europian i Vitit
Pëlqej
Real Madrid vlerësohet si klubi Europian i Vitit. Shoqata e klubeve Europiane në Futboll, ECA, zgjodhi skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelottit si ekipin më të mirë në kontinent për vitin 2014.

Fituesit e Champions League dhe Kupës së Mbretit në sezonin e kaluar, e morën këtë çmim jo vetëm për shkak të paraqitjeve të tyre në fushë, por gjithashtu dhe për punën e jashtëzakonshme që ka kryer Fondacioni i Real Madrid, "El Gallinero", në promovimin e vlerave të këtij sporti.

Gjithashtu u akorduan çmime dhe për klubin me rritjen më të madhe gjatë vitit 2014, ku u vlerësua kampionia e Austrisë, Red Bull Salzburg, që vjet arriti deri në 1/8 e Europa League, ndërsa për fushatën më të mira të marketingut u vlerësua skuadra skoceze dhe njëkohësisht kampionia e këtij vendi, Celtic Glasgow. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori