Ecclestone: Shpresoj që titullin ta marrë një pilot i Red Bull
Pëlqej
Ecclestone
“Do të doja të shihja një prej pilotëve të Red Bull, Vettel ose Webber, të dilnin kampionë këtë vit në Formula 1”. Bernie Ecclestone del hapur dhe pa ndrojtje shfaq dëshirat e tij mbi kampionatin botëror të Forlua 1. “ Kjo do të thoshte se vitin e ardhshëm do të kishim pesë pilotë kampionë që do të garonin për titull. Një ngjarje e tillë do të riste akoma më shmë shikueshmërinë e Formulës 1”. Nuk mungon edhe një thumbim për skuderitë e reja të këtij sezoni në formula si Lotus, Virgin Racing dhe Hispania. “ Janë një turp për këtë sport, I bëj thirrje drejtuesve të tyre të investojnë më shumë për skuderitë e tyre”. Kjo deklaratë ka ardhur pas paraqitjeve të dobëta të këtyre skuderive kun ë 17 gara të zhvilluara të treja këto skuderi së bashku kanë grumbulluar vetëm 1 pikë.(albeu.com)
Shtuar më 01/11/2010, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori