Ecuri e shkëlqyer, Kosova e pamposhtur që prej tetorit të vitit 2017
Pëlqej
Kosova fitoi mbrëmë në transfertë ndaj Maltës me rezultatin 5-0, duke vazhduar kështu ecurinë e shkëlqyer pa humbje.

“Dardanët” nuk din për humbje që nga 9 tetori i vitit 2017, dhe fitorja e mbrëmshme tregoi formën e shkëlqyer që po e kalon.

Bernard Challandes është duke bërë një punë të shkëlqyer me djelmoshat kosovarë, ku momentalisht është në krye të tabelës me 11 pikë, dy më shumë se Azerbajxhani që do të takohet më 20 nëntor në “Fadil Vokrri”.

Me rast fitoreje, Kosova do të promovohej në Ligën C.

Në pesë ndeshje të zhvilluara në Ligën e Kombeve, Kosova ka shënuar 11 gola dhe ka pranuar vetëm dy.
Shtuar më 18/11/2018, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori