Eden Hazard, futbollisti më i paguar te Chelsea
Pëlqej
Chelsea pritet t’u japë një goditje të rëndë shpresave të Paris Saint Germain dhe Real Madrid për të transferuar Eden Hazard merkaton e ardhshme. Fantazistit belg i është ofruar rinovimi i kontratës në "Stamford Bridge" me një rrogë 200 mijë sterlina në javë, pa përfshirë këtu bonusete mundshme, pagë që do ta bënte yllin 23-vjeçar futbollistin më të paguar të klubit londinez.


Aktualisht lojtari më i paguar i skuadrës së Jose Mourinhos është Cesc Fabregas me 200 mijë sterlina në javë.

Kontrata aktuale e Hazard me Chelsean skadon në vitin 2017, dhe mendohet se klubi i ka ofruar një rinovim 5-vjeçar, pasi mësoi se Florentino Perez do tentojë ta transferojë në "Santiago Bernabeu", në rast të një largimi të mundshëm të Cristiano Ronaldos. /albeu.com/



Shtuar më 16/09/2014, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori