Eden Hazard kërkon Kupën e Botës
Belgu Eden Hazard ka thënë se Kombëtarja e Belgjikës duhet të bëjë maksimumin këtë Botëror që ta fitojëë atë.

Ai ka shtuar se lojtarët që ka tani Belgjika në dizpozicion janë fantastikë dhe me patjetër duhet të bëjnë diçka për ta fituar këtë Botëror ose ndryshe do të ishte një dështim.


"Ne e dimë se çfarë jemi. Kemi lojtarë të mirë, të gjithë luajmë në kampionate të mëdha; në Angli, Itali dhe Spanjë, kështu që e dimë se çfarë duhet të bëjmë, – u tha Hazard gazetarëve. – Ne kemi pasur një brez të tillë të artë edhe 10 apo 15 vite më parë, por nuk kemi fituar asgjë. Tani mendoj se tifozët, gazetarët, e gjithë Belgjika, thjesht duan të fitojnë diçka" ka thënë Hazard.

Ne kemi një brez të artë, prandaj duam të fitojmë diçka tani. Sigurisht që jemi shumë të ngazëllyer për Kupën e Botës, si gjithmonë. Do ta luajmë ndeshjen e parë për 10 ditë, kështu që vetëm duam të jemi atje dhe të luajmë. Ne jemi në përgatitje, por do të jemi gati për Kupën Botërore, kur të fillojë”.

Belgjika e fillon turneun e verës në Rusi në një grup të përbërë nga Panama, Tunizia dhe Anglia. Eden Hazard është duke shikuar përpara, për të takuar disa fytyra të njohura në përplasjen në Kaliningrad. “Kjo do të jetë një lojë e veçantë për ne, por së pari kemi dy ndeshje të tjera, kundër Panamasë dhe Tunizisë, ndërsa ndaj Anglisë do të jetë e treta e vërteta, – shtoi ai.

" Ndoshta në të kaluarën Anglia futej te favoritët, por tani është ndryshe. Mendoj se jemi mjaft të njëjtë 50 me 50. Anglia ka shumë lojtarë të mirë, edhe ne, gjithashtu, kështu që do të shohim.
Më pëlqen të jem kapiten, natyrisht, jam një lider në fushë, por në ekip kemi shumë lojtarë që mund të flasin, mund të thonë diçka. Unë nuk jam kapiteni i vetëm, përpiqem të bëj më të mirën dhe të jem lider në fushë” përfundoi ai.

Shtuar më 08/06/2018, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori