Eden Hazard zgjedh 4 lojtarët më të mirë në Premier League
Pëlqej
Ylli i Chelseat, Eden Hazard, ka zbuluar katër lojtarët e tij të preferuar në Premier League.

“Në Premier League kemi shumë lojtarë të mëdhenj”, ka thënë fillimisht Hazard.

“Aguero është njëri nga më të mirët”.

“De Bruyne është i lënduar, por ai është një nga më të mirët gjithashtu”.

“Mo Salah ishte më i miri vitin e kaluar. N’Golo Kante në ekip është një nga më të mirët kështu që ne kemi shumë lojtarë të mirë”, përfundoi ylli belg.
Shtuar më 06/10/2018, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori