Eder bën Ronaldon, Portugalia fiton Europianin (VIDEO)
Portugalia është fituese e Europianit të Francës. Luzitanët triumfuan për herë të parë në historinë e tyre pas një goli të shënuar në minutat shtesë.

Nuk ishte e thënë që Franca të fitonte edhe pse portugezët u goditën që në fillimin e ndeshjes pasi pas 23 minutash Ronaldo braktisi fushën. “Gjelat” dominojnë në lojë, por krijojnë shumë pak për të merituar golin e avantazhit.

90 minutat u mbyllën në barazim pa gola, ndërkohë që goli I vetëm i sfidës erdhi pas një goditje shumë të fortë të Eder nga 35 metra.

Sulmuesi i “brazilianëve të Europës” në këtë mënyrë i dhuruar vendit të tyre trofeun e parë, ashtu si edhe Ronaldos që e shiji ngapankina. /albeu.com/
Shtuar më 10/07/2016, ora 23:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori