Ederson tregon ëndrrën e tij se si dëshiron ta mbyll sezonin
Pëlqej
Ka vetëm 4 ndeshje afat për të plotësuar dëshirën e tij. Në këto katër ndeshje para fundit të këtij edicioni, portieri i Cityt braziliani Ederson që ka thënë se dëshiron të shënoj një gol.

“Dëgjova tifozët duke thirrur emrin tim për ta goditur penalltinë por aty shkoi Gabriel dhe nuk qëndrova në vendin tim”.

“Penalltitë i godas mjaftë mirë. Kemi shumë opsione në skuadër por nëse Guardiola e kërkon një gjë të tillë jam gati”.

“Shpresojë të shënojë brenda këtij sezoni pasi dua ta mbyll me një gol të shënuar”, u shpreh Ederson.

“Ëndrra ime ka qenë të luaj në Premier League dhe e kam realizuar atë. Kemi fituar titullin dhe jam shumë i lumtur për këtë”, përfundoi Ederson. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2018, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori