Edgar Çani largohet nga Partizani
Edgar Çani nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Partizanit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Partizanit nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku thuhet se palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin, në mirëkuptim me njëra-tjetrën.

Çani largohet vetëm pas një viti me "Demat e Kuq" ku ka kaluar një periudhë jo shumë të mirë pasi vjen nga disa dëmtime të njëpasnjëshme.

Gjithsesi tashmë ka përfunduar gjithçka dhe Edgar Çani mbetet në pritje për të nënshkruar me një tjetër skuadër. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2018, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori