Edhe 2 të tjerë, shkon në 15 numri i të infektuarve me Covid-19 te AZ Alkmar
Azeta Alkmaar vazhdon të jetë klubi i prekur në Europë nga COVID-19. Pas 13 rasteve pozitive me koronavirus para ndeshjes ndaj Napolit, te skuadra holandeze sëfundmi janë infektuar edhe dy futbollistë të tjerë duke e çuar në 15 numrin e lojtarëveprekur.

Pavarësisht gjendjes së vështirë dhe mungesave të shumta, AZ ia doli të fitonte 0-1 në "San Paolo" kundër ekipit të Gennaro Gattusos ndërsa në fundjavë në Eredivisie barazoi me rezultatin 2-2 në transfertën ndaj ADO Den Haag.

Me anë të një komunikate zyrtare, klubi tulipan njofton infektimin e dy lojtarëve të tjerë. Numri i pjesëtarëve pozitivë ka shkuar në 15, teksa mësohet se shumica e futbollistëve që ndodhen në karantinë, nuk kanë fare simptoma.

Shtuar më 26/10/2020, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori