Edhe 8 gola për të hyrë në histori
Lionel Messi (FC Barcelona)
Me dopietën e shënuar në fitoren e djeshme të Barcelonës kundër Real Zaragozës 3-1 Lionel Messi vazhdon rrugën e tij drejt një tjetër rekordi. Pas fiks 40 vjetësh asi argjentinas mund të kalojë legjendën gjermane Gerd Muller për numrin e golave të shënuar në një vit kalendarik.

Pasi kaloi legjendën braziliane, Pele, numri 10 i katalanasve aktualisht numëron 77 gola në një vit diellor dhe i duhen edhe 8 gola për të thyer edhe rekordin e rradhës dhe për të hyrë në historinë e futbollit. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2012, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori