Edhe Australia i bënë bojkot dipomatik "Rusia 2018"
Ministri i Punëve të Jashtme të Australisë, Julie Bishop, ka deklaruar se do të bojkojtoj diplomatikisht Botërorin "Rusia 2018".

“Qeveria australiane nuk do të ndërhyjë në vendimet e Federatës Australiane të Futbollit sa i përket Botërorit,” – u shpreh Bishop

Australia tanimë i është bashkuar vendimit të Anglisë ku të dy këto shtete nuk do të kenë një delegacion zyrtar për të prezantuar vendet e tyre gjatë BotëroritRusi.

Muajin e kaluar Australia akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë Rusinë si të përfshirë në katastrofën ajrore të Malaysia MH17 në vitin 2014, ku humbën jetën 38 nënshtetas australianë.

I vetmi zyrtarë që do të jetë pjesë në Rusi gjatë Botërorit do të jetë ambasadori i Australisë në Rusi. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2018, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori