Edhe Celtic hipotekon titullin kampion në derbin më të zjarrtë kundër Rangers (VIDEO)
Celtic GlasgoW siguroi sot matematikisht titullin e shtatë radhazi kampion dhe të 49-in në histori, pasi shkatërroi me rezultatin e thellë rivalët e përjetshëm të Rangers.

Me mendjen tek lajmi që drejtimin e tyre do ta marrë një legjendë e futbollit anglez si Steven Gerrard, Rangers u turpëruan në derbi, duke lënë një plagë të thellë për të shëruar.

Festë e papërshkrueshme në Celtic Park, jo thjesht për titullin kampion, që thuajse ishte hipotekuar, por për faktin se u sigurua matematikisht përballë rivalëve ndërqytetas, madje me një fitore të thellë 5-0. /albeu.com/

Shtuar më 29/04/2018, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori