Edhe Conte reagon për shkarkimin e Ranierit
Antonio Conte ka folur për shkarkimin e Claudio Ranierit nga skuadra e Leicester Cityt.

Trajneri i Chelsea ka deklaruar se lojtarët nuk mund të vendosin nëse një trajner duhet të shkarkohet.

Në Angli raportohet se lojtarët e Leicesterit kanë gisht në shkarkimin e 65 vjeçarit.

“Nuk dua të bëhem pjesë e këtyre spekulimeve, pasi besoj që nuk është e drejtë. Kjo është mungesë respekti për Claudion”, wshtw shprehur Conte.

Lojtarët nuk mund të vendosin nëse trajneri duhet të shkarkohet. Nëse kjo ndodh, atëherë ai klub është i varfër dhe pa pushtet”./Albeu.com/
Shtuar më 24/02/2017, ora 20:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori