Edhe Dortmund interesohet për Pogba-n e ri
Boubakary Souamre është ylli i ri i OSC Lille në Ligue 1.
20-vjeçari, që pas transferimit nga Paris Saint-Germain në vitin 2017, është kthyer në një prej lojtarëve kyç të skuadrës franceze.

Gjatë sezonit aktual ai ka zhvilluar 15 ndeshje me skuadrën e tij dhe kaq ka mjaftuar që ai të tërheqë vëmendjen e gjigantëve të Europës.

Klube të mëdha si Arsenal, Monaco apo Juventus kanë treguar interes për të në të shkuarën.
Mënyra se si luan ka bërë analistët dhe tifozët ta krahasojnë me kampionin e botës Paul Pogba.
Siç raporton francezja Foot Mercato, edhe Borussia Dortmund ka shfaqur interes për të. Kontrata e tij skadon në vitin 2020. /albeu.com/

Shtuar më 23/03/2019, ora 18:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori