Edhe Everton në gjurmët e Del Pieros
Alessandro del Piero
Premier Liga angleze mund të jetë e ardhmja e Alessandro Del Pieros. Pas Totenham dhe West Ham, e interesuar për shërbimet e kapitenit juventin është edhe Everton.

Pronari i liverpulasve, Bill Kenwright, ka menduar të bëjë një goditje të madhe për tifozët e klubit pas atij fillim-sezoni zhgënjyes.

Ekipi i drejtuar nga David Moyes u mund në fundjavë nga Newcastle dhe ka vetëm 10 pikë në rënditjen e përgjithshme dhe rrezikon seriozisht rënien në Championship. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori