Edhe Farfan tek Anzhi
Jefferson Farfan, mesfushori peruan i Schalke 04, i cili kërkohet prej klubit të Juventusit për merkaton e ardhshme, duket se është pranë kalimit te Anzhi në Rusi.

Sipas asaj që raporton Bild, lojtari ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon këtë sezon me gjermanët dhe do të kërkojë largimin në verën e ardhshme.

Përveç Anxhit të Eto dhe bardhezinjëve të Juventus, shërbimet e peruanit i kërkon edhe Malaga në Primera Division. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori