Edhe gruaja e Ancelotti kundër Kassait: Arbitrim i turpshëm!

Pëlqej
Bashkëshortja e Carlo Ancelottit, Marian Barrena, është e fudnit që ka reaguar për arbitrimin e gjyqtarit Viktor Kassai në ndeshjen e së martës Real-Bayern.

Ajo vendosi që të jepte mendimin e saj pro teknologjisë me anë të një postimi në Instagram duke sulmuar arbitrin hungarez.

“Meqë tani është unanime, edhe unë do të them të vërtetën! Gjykimi gjatë ndeshjes së mbrëmshme (të martës) ishte i turpshëm. Kjo nuk duhet të ndodhë në këto nivele të lojës së bukur. Ne meritonim shumë më tepër… Është koha të hyjë në lojë video-teknologjia në mënyrë që kjo ndeshje të hyjë në histori si shembulli i asaj që nuk duhet të ndodhë më përsëri”, shkroi bashkëshortja e trajnerit të Bayernit.
Shtuar më 20/04/2017, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori