Edhe Holanda kualifikohet në Euro 2012 (VIDEO)
Kombëtarja e Holandës ka mposhtur Finlandën me rezultat prej 2-0 për të siguruar matematikisht kualifikimin në Kampionatin e ardhshëm Europian të futbollit.

Një gol i shënuar nga Kevin Strootman në pjesën e parë në minutën e 29' dhe realizimi i Luuk de Jong në minutat shtesë në fund të takimit, bëri që Holanda të fitojë tre pikë të reja.

Njeriu "dështak" i mbrëmjes ishte shqiptari Perparim Hetemaj, i cili u përjashtua me dy kartonë të verdhë në minutën e 60', ndërsa gjatë kohës sa luajti ishte rreziku kryesor i Finlandës.

Pas kësaj fitoreje, Holanda grumbullon 24 pikë dhe siguron kualifikiminEuro 2012. /albeu.com/

Shikoni golat:

Shtuar më 07/09/2011, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori