Edhe Hulk te Monaco
Një nga menaxherët e sulmuesit brazilian Hulk i ka lënë hapur derën një largimi të tij nga Zenit St.Peterburg pas Kupës së Konfederatave. Zërat thonë se Chelsea ka bërë një ofertë deri në 40 milionë euro për 26-vjeçarin, por rusët pranojnë vetëm një ofertë që u afrohet 58 milionë eurove që ata paguan për ta blerë nga Porto në shtatorin e 2012-ës.

Nga ana tjetër, Monaco është gati të bëjë çmendurira dhe mund të paguajë cilindo çmim për të gjetur partnerin e ri të Radamel Falcaos.

"Nuk mund të themi asgjë në këto momente, sepse lojtari është i përqendruar në Kupën e Konfederatave, por Franca është një mundësi. Gjithçka mund të ndodhë", tha menaxheri Jose Caldeira. /albeu.com/



Shtuar më 20/06/2013, ora 17:03
UDHA E MBARE
e Enjte 20 Qershor 2013, Ora 20:11
E ISHALLA SHKON NE MONACO SE KY MOURINJO LYP ME MARRE KET LOJTAR NE CHELSEA , KY NUK NA DUHET NEVE .
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori