Edhe Juve kërkon Balotellin
Pas shtyrjes së kampionatit Juventusi është rikthyer në Torino rreth orës 10 të mbrëmjes, pas udhëtimit në Çezenë, dhe trajneri Antonio Conte u ka dhuruar të tijve edhe dy ditë të plota pushimi.

Mirëpo, ata që nuk dinë të pushojnë janë drejtuesit bardhezi, të cilët janë seriozisht të angazhuar me vlerësimet e lojtarëve që merkatoja ofron, për përforcimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm. Pas emrave të shumëpërfolur si Dzeko, Higuain, Tevez e Suarez, ja ku vjen edhe lajmi i bujshëm i radhës. Mario Balotelli mund të jetë bomberi që do të forcojë repartin aktual të “Zonjës së Vjetër”.

Sulmuesi 21-vjeçar i Manchester City-t është një futbollist që, pavarësisht karakterit të tij, pëlqehet shumë nga presidenti Andrea Agnelli, i cili nëse merr garancitë e duhura nga “Super-Mario” se nuk do të jetë problematik, atëherë mund të vishet bardhezi.

Ai që e ka marrë në dorë këtë tratativë është këshilltari i Agnellit, Pavel Nedved, e jo më kot. Ish-mesfushori çek e njeh mirë Mino Raiolën, menaxherin e Balotellit, që gjithashtu ka qenë dhe është prej më shumë se 10 vitesh edhe menaxheri i tij.

Plani është që të bindet Mançester City dhe Mario që të pranojë të lërë Premier League dhe të kthehet në Serinë A, por këtë herë nën ngjyrat bardhezi. /albeu.com/

Shtuar më 16/04/2012, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori