Edhe Liverpooli interesohet për mesfushorin e Real Madridit
"Reds" janë në kërkim të një organizatori të lojës, siç e kishin vite më parë Philippe Coutinhon

Liverpooli e ka shprehur interesimin për mesfushorin e Real Madridit, Isco.

Klubi anglez po e kërkon një mesfushor ofanziv dhe organizator të lojës, siç e kishte vite më parë Philippe Coutinhon.

Dhe, mediumi "El Desmarque" raporton se "Reds" ia kanë vënë syrin përfaqësuesit spanjoll.

Isco nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në "Santiago Bernabeu" dhe largimi i tij nga Madridi flitet qe një kohë të gjatë.

Kampioni evropian do të tentojë ta transferojë Iscon gjatë verës që vjen pasi për momentin madrilenët nuk janë të interesuar t’i shesin lojtarët e tyre. /
Shtuar më 23/01/2020, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori