Edhe Manchester City pas Dybalës, Guardiola dërgoi agjentë për të ndjekur argjentiansin
Ky mund të jetë sezoni i fundit i Dybalës me Juventusin. Së fundimi raportohet se për të ka hyrë në garë dhe Manchester City, shkruan Albeu.com.

Pep Guardiola dërgoi në 27 janar njeriun e tij të besuar Ferran Sorian në Itali, për të vëzhguar Paulo Dybalën gjatë sfidën ndaj Lazios në Olimpico,

Soriano ishte në tribunat e stadiumit olimpik të Romës për Lazio-Juventus më 27 janar.

La Joya luajti gjithë ndeshjen gjithashtu ai ishte vendimtar, në golin e Cancelo. Vajtja e Sorianos në Kryeqytetin italian flet qartë për interesimin e Dybalës.


Ndërkohë Dybala është e lidhur me Juven deri në vitin 2020, teksa për të bindur Juventusin duhen të paktën 100-120 milion euro. /albeu.com/


Shtuar më 13/02/2019, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori