Barcelona ka deklasuar me rezultat 7-0 skuadrën e Rayo Vallecanos në takimin e zhvilluar të dielën mbrëma në Estadio de Vallecas Teresa Rivero.
Goli i parë u shënua nga Lionel
Messi (16’), ndërsa pas disa minutave epërsia u dyfishua me një autogol të Roberto Correa-s.
Për 3-0 shënoi Seydou Keita (39’).
Në pjesën e dytë, seria e golave vazhdon përmes
Pedro Rodriguez (47’).
Goli i pestë erdhi nga Thiago Alcantara (77’), derisa
Pedro me
golin e dytë personal shënoi për setin e parë (87’), ndërsa sërish asistues ishte numri dhjetë.
Golin e fundit e shënoi Lionel
Messi, i cili u barazua në listën e golashënuesve me Cristiano Ronaldon (me nga 43
gola të shënuar në La Liga këtë edicion).
Përkundër fitores, Barcelona mbetet me shtatë pikë prapa Real Madridit. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2012,
ora 22:23