Edhe Mourinho "shfryn" ndaj VAR: Janë gabime të papranueshme
Jose Mourinho ka dhënë disa kritika të rrepta për VAR.

Teknologjia VAR po del të jetë problematike në botën e futbollit, me shumë vendime që po konsiderohen si kontradiktore.

Probleme me VAR ka së fundmi edhe Jose Mourinho, i cili ka thënë se kjo teknologji sjell vendime të papranueshme.

Si referencë, ‘Special One’ ka marrë rastin e Ilkay Gundogan dhe Jordan Pickford.

"Mendoj se vëmendja është e bazuar në faktin se aty ka VAR. Pa VAR, situatat në fushë do të ndodhnin dhe gjyqtari bën gabime", ka thënë Mourinho.

"Më njihni për disa vite – e kisha të vështirë t’i pranoja gabimet njerëzore, por kam mësuar dhe në këtë moment unë gjithmonë pranoj fajin e gjyqtarit", ka shtuar portugezi.

"Ajo që unë nuk pranoj janë gabimet e VAR", shtoi Mou.

Goli i anuluar i Liverpool, ndërhyrja e Pickford në Van Dijk, penalltia e Azpilicueta e paakorduar dhe raste të tjera kanë ngritur edhe një herë shumë pikëpyetje mbi gjyqtarët anglez dhe teknologjinë VAR.
Shtuar më 26/10/2020, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori