Edhe Napoli interesohet për Dzekon
Napoli raportohet se ka bërë një lëvizje befasuese për sulmuesin e Romës, Edin Dzeko

Dzeko nuk duket se do ti bashkohet Interit pasi që ata dështuan që të arrinë një marrëveshje për shumën e transferit me Romën.

Tani, sipas Radio Kiss Kiss, Napoli ka pyetur për boshnjakun.

Kështu që shumë shpejt pritet që ata të marrin një përgjigje nga romakët.

Skuadra e Carlo Ancelottit mbetet në treg dhe po kërkon përforcime në sulm, derisa e ardhmja e Arkadiusz Milik është në dyshim.

Megjithatë, Giallorossi nuk do ta lënë numrin 9 të tyre pa marrë shumën e kërkuar për të.

Napoli ka bërë tregti të mirë me klubin nga kryeqytetit këtë verë, një prej tyre është shkëmbimi në mes të Amadou Diawara dhe Kostas Manolas.
Shtuar më 06/08/2019, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori