Edhe një gjigant tjetër europian hyn në garë për Marco Verratti
Manchester United thuhet se ka hyrë në garën për të nënshkruar me mesfushorin e PSG Marco Verratti.

Italiani ka shprehur dëshirën për tu larguar nga klubi këtë verë, me Barcelonën që kryeson ndjekjen e tij. Por tani United janë të gatshëm të testojnë vendosmërinë e PSG me një ofertë, sipas Tuttomercatoweb, përcjell Albeu.com.

Djajt e Kuq humbën garën për Tiemoue Bakayoko ndaj Chelseat, ndërsa një marrëveshje për Nemanja Matic ende nuk mbyllur. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2017, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori