Edhe një tjetër futbollist i Juventus rezulton pozitiv me Covid-19
Juventus është në probleme me virusin Covid-19, ku pas Alex Sandros edhe Juan Cuadrado ka rezultuar pozitiv.

Përmes një komunikate për shtyp, Juventus ka njoftuar se “…gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, Juan Cuadrado ka dalë pozitiv me Covid-19. Lojtari tashmë është vendosur në izolim dhe është asimptomatik”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Ndeshje e madhe e pret Andrea Pirlon të mërkurën, ku do të jetë në përballje me liderin e Serie A, AC Milan.

Për këtë ndeshje Juventus do të ketë mungesa të mëdha prej formacionit startues, Sandro dhe Cuadrado.
Shtuar më 05/01/2021, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori