Edhe pak ditë klubet e Serie A nisin stërvitjen
Klubet e Serie A duket se janë gati të kthehenstërvitje.

Qeveria e Italisë pritet që të shtyjë ‘izolimin’ e qytetarëve deri më 3 maj, por duket se do të ketë përjashtime për disa.

Lojtarët e Serie A mund të kthehen në fushat e blerta para 3 majit, për t’i bërë disa teste fillestare, para rikthimitstërvitje.

‘Sky Sport Italia’ shkruan se të gjitha skuadrat e Serie A pritet të kthehenstërvitje më 3 maj.

FIGC më herët ka marrë një protokol nga qeveria ku tregohet se si duhet vepruar me lojtarët, pas rikthimit në seancat stërvitore.

Të gjithë lojtarët pritet t’i nënshtrohen disa testeve të mushkërive dhe zemrës, për të vërejtur nëse janë imun ose jo.
Shtuar më 09/04/2020, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori