Edhe pak ditë, mësoni kur Icardi do largohet nga Interi
Mauro Icardi do ta presë Juventusin deri më 10 gusht dhe pastaj do të shqyrtojë seriozisht mundësinë për të kaluar te Napoli, të cilit Interi është i gatshëm t’ia shesë argjentinasin për një çmim më të lirë.

Sulmuesi argjentinas është lënë jashtë turit parasezonal të Interit në Azi dhe është paralajmëruar se nuk është pjesë e planeve të trajnerit Antonio Conte.

Icardi, megjithatë, është duke refuzuar të bisedojë me klubet e tjera, përveç Juventusit.

Sipas Sportmediaset, 25-vjeçari do ta presë Juventusin deri më 10 gusht për ta arritur një marrëveshje me Interin për të, përndryshe do t’ia hapë derën Napolit.

Interi nuk dëshiron ta forcojë rivalin e drejtpërdrejt, Juventusin, prandaj sipas Tuttomercatoweb zikaltrit janë të gatshëm ta ulin çmimin e Icardin në 70 milionë euro për Napolin, nga 80 sa po ia kërkojnë Juves.


Shtuar më 17/07/2019, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori