Edhe pse në krizë Barcelona vazhdon të jetë aktive në merkato, synon yllin e Chelseat
‘Blaugrana’ përkundër përforcimeve të shumta gjatë afateve të kaluara, po
synon edhe lojtarë të tjerë.
Futbollisti i rradhës nën radarin e katalunasve është ylli i
Chelseat, N’
Golo Kante.
Ky i fundit ka qenë njëri prej figurave kryesore të londinezëve në tre edicionet e fundit, andaj edhe ka rënë në sy të skuadrave më të
mëdha evropiane.
Në afatin e verës priten lëvizje të reja sa i përket kësaj çështjeje.
Kujtojmë që N’
Golo Kante u shpall kampion me Leicesterin në vitin 2016, prej nga ku kaloi në ‘Stamford Bridge’.
Shtuar më 09/06/2020,
ora 09:21