Edhe Real Madrid pas Fellaini
Parashikohet një verë e nxehtë për Marouane Fellaini. Mesfushori belg i Everton është në orbitën e pothuajse të gjitha klubeve të mëdha në Premier League dhe jo vetëm. Përveç Chelsea dhe dy skuadrave të Manchesterit, edhe Real Madrid është gati të ndërhyjë në merkato për 25-vjeaçrin.

Sipas asaj që raporton "Daily Mail", spanjollët kanë nisur punën për mesfushorin, por të mposhtur konkurrencën e kundërshtarëve duhet të bëjnë një ofertë të majme pasi Everton ka refuzuar oferta deri në 27 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2013, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori