Edhe Roma e gjen zgjidhjen, futbollistët dhe stafi teknik heqin dorë nga 4 paga mujore
Ndërkohë që në Itali nuk ka ende një vendim në lidhje me ndërprerjen e pagave të futbollistëve, një tjetër klub e ka gjetur zgjidhjen vetë me futbollistët, pas Juventusit e Cagliarit që arritën akordin më herët.

Bëhet fjalë për Romën, ku futbollistët e udhëhequr nga kapiteni Edin Dzeko dhe stafi i trajnerëve, vendosën të heqin dorë nga pagat e 4 muajve për të ndihmuar klubin të përballojë situatën e vështirë ekonomike të krijuar prej pandemisë së Covid-19.

Ky gjest i futbollistëve mësohet se ka ardhur me kushtin që klubi verdhekuq të mos pushojë nga puna asnjë nga punonjësit e tjerë dhe t’u paguajë atyre rregullisht pagat, nga fondi i kursyer nga rrogat e 4 muajve të futbollistëve.

Të parët që dhanë shembullin e solidarizimit me situatën e krijuar nga koronavirusi, ishin futbollistët e Juventusit, që firmosën heqjen dorë nga dy paga mujore nëse sezoni do të rifillojë dhe nga 4 paga mujore nëse kampionati nuk rifillon më.

Një formulë të ngjashme Liga e Serisë A dhe klubet duan ta bëjnë ligj për të gjithë skuadrat, por kanë hasur në rezistencën e fortë të Shoqatës së Futbollistëve, të drejtuar nga ish mesfushori i Romës Damiano Tommasi.
Shtuar më 20/04/2020, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori