TRONDITËSE/ Lushnje, djali godet më sëpatë babain
Edhe Ronaldo i nënshtrohet testeve anti-doping
Jo vetëm Lionel Messi por dhe Cristiano Ronaldo i nënshtrohet tashmë kontrolleve të antidopingut. Në seancën e fundit stërvitore të Real Madrid, portugezi bashkë me nëntë futbollistë të tjerë "Los Blancos" i janë nënshtruar kontrolleve të befasishme për doping duke ju nënshtruar testeve të urinës dhe gjakut.

Kjo nuk është hera e parë në këtë sezon, që lojtarët e Realit i nënshtrohen testeveantidopingut, pasi dhe përpara finales së Superkupës së Europës me Sevillan, po gjatë një seance stërvitore, pati një vizitë të papritur nga ana e zyrtarëve të UEFA-s dhe Agjensisë Spanjolle të Antidopingut, e cila kohët e fundit ka qenë nën akuzë se kontrollonte vazhdimisht futbollistin e Barcelonës, Lionel Messi. /albeu.com/
Shtuar më 12/12/2014, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori