Pas Genoas, Napolit dhe Interit edhe
Verona po kthehet në një vatër infeksioni me koronavirus në Itali.
Pas Antonin Barak një tjetër futbollist i
Hellas ka
rezultuar pozitiv me COVID-19. Mesfushori i kombëtares çeke ka nisur menjëherë karantinën, teksa sot ka qenë radha e Koray Gunter për të marrë vesh lajmin negativ.
26-vjeçari gjerman është prekur ka koronavirusi dhe është izoluar në shtëpinë e tij. Qendërmbrojtësi me origjinë turke u ble përfundimisht në merkato, me
Hellas që pagoi 2 milion euro te Genoa. Klubi i Serie A deklaron në komunikatë zyrtare se të gjithë lojtarët e tjerë kanë
rezultuar negativë në testet e kryera.
Shtuar më 11/10/2020,
ora 13:27