Edin Dzeko shpreson të jetë gati për ndeshjen me Parmën
Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko do bëjë testimin për Covid-19 përsëri, me shpresën që të rikthehet në ndeshjen ndaj Parmas.

Sipas Il Messaggero, Dzeko do testohet sot (e hënë) dhe do nis ‘luftën’ më kohën për rikthimin.

Dzeko ka pasur simptoma të lehta që prej kur doli pozitiv në analizat e koronavirusit.

Nëse rezultati do dal negativ, boshnjaku do të lejohet t’i bashkohet skuadrës në stërvitje.

Thuhet se lojtarit i duhen dy teste negative para se të rikthehet, ndërsa 33-vjeçari ka nisur stërvitjet në vetë izolim.
Shtuar më 16/11/2020, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori