Eduart Manushi: Nuk do e ndaja suksesin me Shakohoxhën (VIDEO)
Moderatori i njohur, Ed Manushi i ftuar në emisionin e Rudina Dembacajt “Mos i fol Shoferit” në RTV Ora ka treguar që nuk mundej të ndante suksesin e tij me Dritan Shakohoxhën .

Dembacaj ka vazhuar ta pyesë se përse mendon që një bashkëpunim i tij me Shakohoxhën në “Proçesin Sportiv” nuk do të fuksiononte.

“Nuk do e ndaja suksesin tim me të, pastaj gazetaria që bën Shako në 'Supersport' është diçka krejt tjetër , ne jemi të detyruar të bëjmë shoë sepse nuk gëlltitet ne kemi këndvështrime të ndryshme të sportit në “Proçesin Sportiv “ për arsye sepse jemi televizion kombëtar janë dy lloje të ndryshme audiencash ne dëshirojmë të përfshijmë dhe familjet, zonjat ndërsa 'Supersporti' ka vetëm sport ne jemi të detyruar të bëjmë show”, u shpreh Manushi.

Nuk e dimë se çfarë mund të ketë ndodhur midis tyre , ndoshta dhe një konkurencë e fortë por Manushi as nuk mundej ta imagjinonte një bashkëpunim të tillë.
Shtuar më 27/10/2019, ora 09:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori