Edvin Murati: Astrit Hafizi do të ishte trajneri i duhur për Kombëtaren
"Në krah të majtë nuk ka njeri, pse mos të luaj(qesh)". Kështu e nis Edvin Murati intervistën e tij nga Andorra për "Supersport", ku komenton situatën pas largimit të Panuçit, dhe shprehet se mirë do të ishte pse jo, që tashmë trajner të ishte një shqiptar në krye të Kombëtares.

Si të është dukur Kombëtarja pas largimit të Panuçit?
Ka pasur shumë probleme nga të gjitha anët. Taktika, komunikimi, shumë gjëra. Nuk duhet të flasim keq tani që iku trajneri, sepse nuk duket mirë, por tani jemi në Andorrë për të fituar.

Cili do të ishte trajneri i duhur?

Për këto momente, tani do ishte profesor Hafizi, sepse ai më ka futur të luaj(qesh).
Nëse ke qenë ti për të rekomanduar Panuçin, do të bëje një faj të madh…
Ju e njihni shumë mirë Dukën, mund të propozoni Guardiolën apo Murinjon, por ai në fund vendos me kokën e vet. Ne mundohemi për më të mirën e Kombëtares, por vendimet i merr ai.

A mund të jetë shqiptar trajneri i ardhshëm?

Pse jo, sepse ne jemi një popull mesdhetar, dhe kemi nevojë që të ndjejmë dashuri, të shprehim më të mirën në fushë. Nuk jemi norvegjezë, që të luajmë pa ndjenjë. Trajneri duhet t’ia transmetojë që e do lojtarin, dhe të japë maksimumin në fushë.
Ke qenë pjesë e ekipit në vitin 2002, që u mund në Andorrë.

Mendon se mund të rrezikojmë sado pak sot?

Atëherë e kishim mendjen tek televizorat, s’kishim ardhur për ndeshjen(qesh). Tani, seriozisht, duhet të fitojmë këtë ndeshje. Parashikim? 1-3 për Shqipërinë. /albeu.com/

Shtuar më 25/03/2019, ora 20:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori