Edy Reja në stolin e Kombëtares, mësoni edhe ndihmësin e tij
Edi Reja do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë. Ai ka gjetur gjuhën e përbashkët me kreun e Federatës, Armand Duka dhe do të marrë çelësat e ekipit tonë përfaqësues. Italiani do të prezantohet të martën ose të mërkurën.

"Gianlucadimarzio.com" shkruan se 73-vjeçari nuk do të mbërrijë vetëm në Tiranë, por do të marrë dhe stafin e tij me vete. Zëvendëstrajneri i Shqipërisë do të jetë një tjetër italian, ish-futbollist që do të mbështesë Rejën në këtë aventurë.

Fjala është për Alessandro Calorin. Ky i fundit momentalisht është pa punë, pasi u largua nga Ternana në shkurt. Calorin ka drejtuar dhe ekipe si Brescia, Novara, Avellino, Padova etj.

Skuadra jo elitare në Itali. 52-vjeçari ka qenë ish-futbollist me një karrierë të mirë, pasi ka luajtur me Udinesen, Brescian, Perugian, etj. /albeu.com/


Shtuar më 15/04/2019, ora 17:32
Palla
e Hënë 15 Prill 2019, Ora 18:07
Duka ka Bere kurorezim me zhabaret dhe nuk mund te ndahet nga hajdutet e Italis. Hajdut I kerkon hajdut in. Panuqi Shqiperin e zbriti nga rang lista pra nga 22-shi ne 72. Reja do ta zbres sigurisht ne radhitjen afer fundit 102.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori