Efekti Balotelli: 700 fanella në 24 orë
Pëlqej
Efekti Balotelli: ka mjaftuar zyrtarizimi i transferimit të tij nga Milan te Liverpool që në 24 orë ekipi i "Anfield Road" të shesë plot 700 fanella me numrin 45, atë që vesh SuperMario, për një vlerë totale prej 60 mijë eurosh. Ka qënë Drejtori i Përgjithshëm i Liverpool Ian Ayre ai që zbuloi këtë detaj.

"Duhet të jemi gati për të shfrytëzuar mundësi të tilla. Kur njoftuam blerjen e Marios për një ditë kemi shitur rrth 700 fanella me një çmim prej 75 eurosh secila. Më parë nuk kishte ndodhur diçka e tillë në klub, por tani menaxhimi ka ndryshuar", është shprehur Ayre.

Debutimi i Mario Balotellit në "Anfield Road" do të ndodhë këtë fundjavë në ndeshjen Liverpool-Aston Villa. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori