Efekti i alkoolit/ Balotelli protagonist për Vitin e Ri, lë makinën rrugëve dhe kthehet në shtëpi në këmbë
Është bërë e zakonshme që çdo javë të dëgjojmë lajme të çuditshme për Mario Balotelli.

Sulmuesi italian mbetet një nga futbollistët më të pagdhendur. Këtë e ka treguar edhe mëngjesin e sotëm teksa kishte shijuar natën e ndërrimit të viteve.

Me një Fiat 500 Abarth, Balotelli po kthehej për në shtëpinë e tij në Brescia.

Në orën 06:00 të mëngjesit Balo me siguri do të ketë qenë ca i hutuar nga alkooli për sa kohë makina e tij është përplasur me portën kryesore të një shtëpie banimi.

Në këto kushte sulmesi problematik ka lënë makinën e shkatërruar në vendngjarje dhe është kthyer në shtëpi në këmbë.
Shtuar më 01/01/2020, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori