Egbo: Jam i pari afrikan që fitoj titull në Evropë
Emanuel Egbo lavdëron të gjithë ata që e ndihmuan dhe thotë se askush nuk mund të fshijë historinë e sukseseve të tij te Tirana.

"Së pari dua të falënderoj klubin Tirana për mundësinë që më dha në karrierë. Jam i pari afrikan që fitoj një titull në Evropë dhe të drejtoj në ndeshjet që skuadra e Tiranës luajti në UEFA Champions League e Europa League. E di që është e pamundur të fshihet historia, titulli dhe që çuam skuadrën në ‘play off’-in e Europa League- s", tha fillimisht Emanuel Egbo për “BBC Africa Sport”.

Ish-trajneri ka folur edhe për ndonjë zhgënjim të mundshëm që mund të ketë pasur nga shkarkimi i menjëhershëm.

"Nuk kam ndonjë keqardhje apo të ndihem i zhgënjyer, sepse dhashë maksimumin dhe ekipi bëri po kështu. Në këto kushte unë i mbetem mirënjohës Zotit për atë që arritëm së bashku. U jam mirënjohës tifozëve të ekipit për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme dhe të ngrohtë ndaj meje dhe skuadrës.

Lavdëroj lojtarët për frymën e tyre të mrekullueshme dhe pozitive gjatë gjithë fushatës sonë sezonin e kaluar. U them të gjithëve: Ju lumtë, duke filluar nga ai që luajti pak e deri tek ai që ishte titullar i padiskutueshëm. Tani për tani nuk ka keqardhje, por mirënjohje për të gjithë", mbylli Emanuel Egbo.

Shtuar më 18/11/2020, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori