Egbo: Jemi gati, Tirana e aftë ta mbrojë titullin
Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, foli në konferencë për shtyp sezonit të ri futbollistik, që për ekipin e tij nis me ndeshjen e raundit të parë të Kupës së Shqipërisë, ndaj Shkumbinit, në "Skënder Halili" (13:30). "Lajm i mirë fillimi i futbollit, për ne dhe për sportdashësit. Lajmi më i mirë është marrëveshja që ka bërë FSHF me qeverinë, që do ndihmojnë shumë sportin."

Ndeshja e Kupës: "Çdo ekip duhet vlerësuar maksimalisht. Strategjia jonë është e qartë, do të vlerësojmë çdo ekip që kemi përballë, pavarësisht nivelit. Ndeshjet do tregojnë nëse jemi më të fortë se vitin e kaluar. Nuk e kemi kontingjentin gati. Kemi tre titullarë të dëmtuar, po rikuperohen. Presim edhe lojtarët e rinj, të cilët duan kohën e vet për t’u ambientuar me skuadrën."

Sulmi i Tiranës: "Ngoonë e quaj kapitull të mbyllur. Kemi 3 sulmues, por edhe elementë nga akademia që do ndihmojnë ekipin. Besoj se deri diku Tirana ka sulmin e mirë për të mbrojtur kampionatin".

Objektivi: "Tirana çdo sezon ndërtohet për të fituar kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë. Janë dy objektiva të ekipit këtë sezon, nuk ka ndryshime. Rivali më i fortë? Të dhjetë ekipet e Superiores janë rivalë. Laçi, Partizani, Kukësi, Vllaznia dhe Teuta mendoj. As Apolonia nuk ka ekip të keq. Janë të gjithë ekipe që do të na rivalizojnë në çdo moment".
Shtuar më 31/10/2020, ora 19:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori