Egjipti merr vendim të rëndë për Salah
Raportet mes Federatës egjiptiane dhe Momo Salah janë të "ngrira" dhe në pikën më të ulët të tyre. Ylli i Liverpool e ndjen shumë kombëtaren, por nuk kanë munguar problemet me drejtuesit.

Salah ka patur debate me drejtuesit e federatës edhe në lidhje me masat e sigurisë kundrejt tij dhe sponsorët e kombëtares. Agjenti i kampionit të Evropës ka kërcënuar disa herë që Salah nuk do të luajë më me Egjiptin.

Trajneri i ri, Hossam El Badry, tenton të mos ë bëjë të madhe, duke dhënë këtë shpjegim për France 24.

"Kam biseduar me Momon dhe ramë dakord që është në të mirën e tij dhe kombëtares që të qëndrojë pushim kundër Bostwanës. Ai ka nevojë që të pushojë. Nuk do të jetë me ne në këtë ndeshje, por dashtë Zoti që të bashkohet me në ndeshjet zyrtare", thekson trajneri i "Faraonëve".

Një pushim që merr formën e një ndëshkimi, por duhet pritur edhe reagimi i vetë sulmuesit të 6 herë kampionëve të Europës.
Shtuar më 04/10/2019, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori