Eida, vajza 10-vjeçare plot suksese botërore në gjimnastikë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Engelbert Zefaj ka pritur ne zyrën e tij kampionen e vogël në gjimnastikë, vajzën 10-vjeçare, Eida Muhaxherin.

Eida, ka marrë pjesë në Kampionatin e Gjimnastikës në Britaninë e Madhe dhe është fituese e tri medaljeve të arit, argjendit dhe bronzit.

Ajo e zbuloi taletin e saj që në moshën 7-vjeçare dhe për tre vjet arriti që të fitonte 3 medalje.

Eida është e formësuar në gjimnastikën e dyshemesë dhe me shumë dëshirë e ushtron këtë sport dhe pretendon se në të ardhmen mund të jetë një shqiptare Kampione e Botës ne gjimnastikë.

Në këtë takim të përzemërt, drejtori i DKRS-së, dhuroi edhe një mirënjohje për vajzën e vogël, në shenjë falenderimi dhe respekti për kontributin e saj në sport. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori