Eintracht Frankfurt "shuplakë" Bayernit (VIDEO)
Eintrachti i Frankfurtit turpëron 5-1 Bayernin e Mynihut në “Commerzbank-Arena”, duke u shkaktuar një nga humbjet më të rënda në histori. Për kampionët në fuqi të Bundesligës shkoi gjithçka keq, me trajnerin kroat Niko Kovac që rrezikon seriozisht stolin.

Bavarezët morën një goditje të rëndë që në minutën e 9-të, me ndëshkimin me karton të kuq të Jerome Boateng që ndërhyri në mënryrë të gabuar si lojtar i fundit në vijën e 16 metrave.

Festivali i golave të Eintrachtin nisi në minutën e 25-të kur Kostic, në vendin dhe kohën e duhur e zhbllokoi rezultatin, ndërsa në të 33-ën Sow thelloi diferencën me një goditje që ishte e pakapshme për Neuer.

U duk sikur Bayerni u kthye në lojë me finalizimin e saktë të Robert Lewnadowskit në minutën e 37-të, por ngushtimi i diferencës (2-1) rezultoi thjesht një iluzion për bavarezët, që pësuan edhe 3 gola të tjerë në pjesën e dytë me autorë Abraham, Hinteregger dhe Paciencia.
Shtuar më 02/11/2019, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori