Ambasadori Lu takon Lulzim Bashën në PD
Ekipet e Kosovës në Kupat e Europës?
Pëlqej
Vokrri dhe Theodoridis
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Titulli i kampionit në Superligën e Kosovës në futboll duket se do të jetë shumë i rëndësishëm për skuadrën që do ta fitojë këtë qershor. Kjo për shkak se dy skuadrat e para në Superligën e Kosovës, duke nisur nga sezoni i ardhshëm, mund të marrin pjesë në eleminatoret për Kupat e Europës.

Pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar u pranuan shumë Federata të Kosovës, derisa të fundit kanë mbetur baketbolli dhe futbolli, si dy Federatat më masive, aty ku edhe lobimi i Serbisë është shumë i fuqishëm.

Federata e basketbollit pret lajme të mira në muajin mars, por ka sinjale pozitive edhe për ndërkombëtarizimin e plotë të futbollit kosovar. Nuk ishte aspak e rastësishme as vizita e fundit e zyrtarit të lartë të UEFA-së që i bëri Federatës së Futbollit të Kosovës.

Siç mëson Sport News, shefi i Kabinetit të presidentit të UEFA-së dhe kryetari i Asociacionit të Federatave Evropiane, greku, Theodore Theodoridis la sjellur lajme të mira për futbollin kosovar.

Teodoridis u takua edhe me kryeministrin Isa Mustafa, i cili ka premtuar se shumë shpejt pritet fillimi i ndërtimit të një stadiumi kombëtar me standarde ndërkombëtare dhe pikërosht sot ka filluar inspektimi i terrrenit ku do të ndërohet ky stadium.

Ky mund të jetë viti kur FFK mund të pranohet me të drejta të plota nga UEFA dhe FIFA dhe vizita e Teodoridis ka qenë vetëm hapi i parë drejt këtij qëllimi.

Lajmi i mirë për futbollin kosovar është edhe fakti se UEFA mund të ndryshojë nenin në statutin e saj në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv përmes së cilës detyron që çdo vend që synon anëtarësimin në UEFA duhet të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Viti 2015 mund të jetë viti i kthesës për futbollin kosovar dhe të gjithë shpresojnë se Përfaqësuesja e Kosovës do të marrë pjesë për Eleminatoret e Botërorit "Rusi 2018". /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2015, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori