Ekipet më me emër në Europë vihen pas zbulimit të La Ligas
Bayern Munchen dhe Arsenali janë futur në garë për Mario Hermozon. Mbrojtësi i Espanyol ka treguar aftësi të jashtëzakonshme, duke u shndërruar në një prej lojtarëve më të mirë të ekipit katalanas.

Paraqitjet e tij pozitive kanë rënë në syrin e disa ekipeve të mëdha evropiane.

Baverezët dhe Topçinjtë kanë shprehur interesin më të madh për të. 23-vjeçari arrin të mbulojë qendrën dhe krahun e majtë të mbrojtjes, çka e bën një lojtar tepër të vlefshëm për çdo skuadër.

Trajneri i kombëtares spanjolle e ka vlerësuar talentin dhe punën e tij, duke e thirrur në kombëtare, ku regjistron dy ndeshje. Vlera e tij në merkato është rreth 20 milionë euro. Gjithsesi vështirë se ekipet që e kërkojnë e marrin pa 35 milionë euro.

Shifër e përballueshme për klube si Bayerni apo Arsenali. Ankandi për të sapo ka nisur. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2019, ora 21:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori