Edhe pse është klasifikuar nga Forbes si
skuadra më e shtrenjtë e Botërorit me një vlerë prej 718 milion dollarë, skuadrës braziliane do ti duhen 90 minuta për të vendosur nëse do të vazhdojnë më tej rrugëtimin në “Brazil 2014” apo jo.
Nëse Brazili mposht Kamerunin kualifikohet si e para e grupit pavarësisht rezultatit të ndeshjes tjetër. Nëse kombëtarja e
Brazilit humbet me Kamerunin, atëherë ajo duhet të shpresojë në fitoren e Meksikës ose të Kroacisë, pasi nëse kjo sfidë mbyllet në barazim,
skuadra e Skolarit i jep lamtumirën Botërorit për shkak të golavarazhit.
Por cilat janë skuadrat që vlejnë më shumë sa i përket kartonave të lojtarëve që kanë në përbërje. Pas
Brazilit, në vendin e dytë
renditet skuadra e Spanjës e cila edhe pse kishte disa nga yjet më të paguara në kampionatet më të rëndësishme, nuk arriti të kalonte gupin duke prerë kështu biletën e kthimit, shkruan portali albeu.com.
Në vendin e tretë, sipas Forbes
renditet Argjentina e Lionel Messit e më pas Gjermania e cila vlen 622 milionë dollarë. Ja cilat janë dhjetë kombëtaret më të shtrenjta të Botërorit. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2014,
ora 16:59