Ekipet që e duan Allegrin ta harrojnë, Marotta premton se italiani nuk do ta lërë ekipin
PSG e Chelsea nuk duhet ta mbajnë në mendjen emrin e Allegrit për pankinën e tyre, kjo pasi italiani nuk do të largohet nga Juventusi.

Së fundmi është drejtori i “Zonjës së Vjetër”, Beppe Marotta, që ka konfirmuar se Massimiliano Allegri nuk do ta lërë Juventusin në fund të sezonit.

Massimiliano Allegri do të jetë 100 % trajneri i Juventusit edhe sezonin e ardhshëm”, deklaroi Marotta për “Rai Sport” pas spekulimeve të shumta.

Paris Saint-Germain, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham Hotspur kanë monitoruar Allegrin por mesa duket tani duhet të ndryshojnë drejtim. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2018, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori